Ibrahimi: Kemi ministri që kanë 0 shpenzime në investime kapitale

Ibrahimi: Kemi ministri që kanë 0 shpenzime në investime kapitale
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në emisionin “21 Drejtpërdrejt” të RTV21 ka thënë se ka ministri që kanë 0 shpenzime në investime kapitale.
“Zbatimi i projekteve kapitale ka ndodhur vetëm në 11% kështu s’ka ndodhur as në pandemi”, ka thënë Ibrahimi ndër tjera.

 
Ibrahimi: Bashkëpunimi me nivel qendror ka munguar, ka kryetarë të komunave që presin 2-5 muaj që të marrin përgjigje
Në  emisionin “21 Drejtpërdrejt” të RTV21 Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se bashkëpunimi me nivel qendror ka munguar. Sipas tij ka kryetarë të komunave që presin 2-5 muaj që të marrin përgjigje.
“Bashkëpunimi i aktiviteve  mes nivelit lokal dhe qëndrorë është në dobi të qyetarëve“, ka thënë ndër tjera Ibrahimi.
Mungesa e investimeve kapitale, Ibrahimi: Komunat nuk kanë faj, ka faj niveli qendror
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në emisionin “21 Drejtpërdrejt” të RTV21 ka thënë se për
mungesën e investimeve kapitale, komunat nuk kanë faj por, fajin e ka niveli qendror.
Komunat nuk kanë asnjë faj në këtë rast por i ka niveli qendror që bordin e OSHP-së nuk e ka funksionalizuar për një kohë të gjatë“, ka thënë Ibrahimi./21Media
Back to top button