PSG fiton duke iu falënderuar Icardit

Paris-Saint-Germain ka vazhduar me fitore në Ligue 1 pasi ka fituar edhe në derbi kundër Lyonit me rezultat 2-1.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola por gjerat ndryshuan në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Lucas Paqueta i dha epërsinë Lyonit në minutën e 54’ të ndeshjes por braziliani Neymar riktheu barazpeshën me golin e tij nga penalltia në minutën e 66’.
Kur po mendohej se ndeshja po përfundonte me barazim, në skenë në minutën e 92’të doli Mauro Icardi i cili shënoi për 2-1 dhe fitoren e PSG-së.
Në këtë ndeshje dështoi te tregonte veten edhe njeherë Lionel Messi i cili madje u largua nga loja nga trajneri Mauricio Pochettino në minutën e 76 dhe vendin e tij e mori Hakimit.
[SG e kryeson tabelën me pikë të plota (18) pas gjatë ndeshjeve në Ligue 1.

Back to top button