Luftuan deri në sekondën e fundit, por Juventusi dhe Milani ndaj në paqe

Ka përfunduar pa fitues derbi i madh i Serie-A ndërmjet Juventusit dhe Milani i vlefshmë për xhiron e katërt të këtij kampionati.
Epërsia e Juventusit pas vetëm katër minutave lojë kur një kundërsulm i shpejtë i vendasve u konkretizuar me goli nga sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.
Ky doli të ishte goli i vetëm i 45 minutave të para edhe pse u zhvillua një lojë tejet energjike nga të dy palët.
Spektakli i madh ndërmjet dy ekipeve vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe Milani arriti që ta shënojë golin e barazimit në minutën e 76’ të ndeshjes kur Sandro Tonali e gjeti kroatin Ante Rebic në zonë pas një krosimi nga këndi i cili realizoi me kokë.
Deri në fund të ndeshjes, Milani pastaj krijoi më shumë raste shënimi me anë të Rebic, Leao e Tonalit, por që rezultati mbeti i pandryshuar.
Pas katër ndeshjeve, Milani ka 10 pikë në vendin e dytë, kurse Juventusi vazhdon pa asnjë fitore dhe ka vetëm dy pikë në vendin e 18.

Back to top button