PSG mbetet pa kurorë, Lille befasia më e madhe në Evropë

 

 

Futbollistët e Lille për herë të katërt në historinë e klubit ngritën trofeun e kampionëve francezë, madje edhe përpara Paris Saint-Germain më të fuqishëm dhe shumë më të pasur.

Në raundin e fundit, Lille hyri me një pikë më shumë se parisianët dhe në mënyrë rutinore e bëri punën si mysafir duke mposhtu Angers 2:1.

Tri pikët e reja u siguruan nga Jonathan David, një sulmues i paguar 30 milionë euro dhe veterani “i pathyeshëm” Burak Yilmaz nga pika e bardhë, i cili shënoi 16 gola në sezon.

Gjithashtu më e rëndësishmja, për titullin që Lille e ka pritur saktësisht për një dekadë.

Në sekondat e fundit, Angers arriti të zbuste humbjen vetëm me një gol nga Fulgini.

PSG nuk u ndihmua nga triumfi 2:0 në Brest në ndeshjen në të cilën Neymar humbi një penallti në fillim të ndeshjes.

Me autogolin e Favre dhe golin e Mbappe, “shenjtorët” arritën një “fitore të Pirros” dhe pas tre vjetësh nuk janë më kampion i Francës.

Back to top button