PSG në bisedime me Wengerin

Arsene Wenger është një temë shumë e përfolur në botën e futbollit

Shumë është folur se a do të largohet apo do të qëndrojë si trajner i Arsenalit, mirëpo klube tjera kanë shprehur interesim pas fjalëve se ai mund të largohet, shkruan rtv21.tv.

Kampionët e Ligue 1 Paris Saint Germain kanë hapur bisedime me francezin për pozitën e trajnerit të tyre pas përfundimit të kontratës në fund të sezonit, raporton Canal+.

Skuadra franceze është e gatshme që të paguajnë një shumë të konsiderueshme shërbimet e tij, në mënyrë që të mbërrijnë caqet që kanë vendosur./21Media

Back to top button