PSG njoftojnë për rinovimin e kontratës së Verrattit
Paris Saint-Germain ka njoftuar rinovimin e kontratës për mesfushorin Marco Verratti deri në vitin 2022.
Zgjatja e kontratws e yllit italian u njoftua në mënyrë kreative të mërkurën, pak para ndeshjes së Ligue 1 kundër Strasburgut.
Verratti është një nga figurat themeluese të kësaj epoke të suksesshme për PSG-në, duke bërë pothuajse 400 paraqitje për klubin dhe duke kontribuar me 11 gola dhe 48 asistime.
“Më jep krenari të madhe të zgjas kontratën time me Paris Saint-Germain. Kam mbërritur në Paris më shumë se 10 vjet më parë, në këtë qytet që e konsideroj si shtëpinë time të dytë. Kam marrë gjithmonë shumë mbështetje nga klubi dhe tifozët që kur kam filluar dhe jam shumë mirënjohës për këtë”, ka thënë ai./21Media