Zhduket Hazir Bresila nga Klina, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij

Hazir (Naser) Bresila, i lindur me 02.05.2002 në Pejё, është raportuar i zhdukur.
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: • HAZIR (Naser) BRESILLA i lindur me 02.05.2002 në Pejё. • PERSON I ZHDUKUR”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Back to top button