Publikohen çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet për karburantet për ditën e sotme.
Produkti Dizel sot do të shitet deri në 1.71 euro për litër.
Çmimi i naftës ka pësuar rënie për një cent krahasuar me dje, ndërkaq ai i benzinës për dy centë.
Çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:
Produkti Dizel: 1.71 euro për litër,
Produkti Benzinë: 1.36 euro për litër,
Produkti Gaz: 0.77 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 për të vazhduar për 24 orët e ardhshme./21Media

Back to top button