Publikohen rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, publikoi sot rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte për vitin akademik 2022-2023.
Listat e studentëve të pranuar janë KËTU
Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 18 shtator 2022. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 6 mijë studentë.
Sipas Qendrës së Studentëve, kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4 mijë vende.
Ndërsa afati për ankesa është me datat 27 dhe 28 shtator 2022./21Media

Back to top button