Zelensky thotë se dy varre të tjera masive janë zbuluar në Izium

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se dy varre të tjera masive janë zbuluar në Izium, në verilindje të Ukrainës, pas çlirimit të tyre nga pushtimi rus në fillim të këtij muaji.
“Sot mora më shumë informacion. Gazetarët janë rrugës. Ata gjetën edhe dy varre masive, varre të mëdha me qindra njerëz”, i tha Zelensky CBS.
“Gjithashtu dhe ne po flasim për një qytet të vogël të Izium. A e dini? Ka edhe dy varre masive në një qytet të vogël. Kjo është ajo që po ndodh”, shtoi presidenti.
Të premten, autoritetet ukrainase përfunduan zhvarrosjen e mbi 400 trupave nga një vend varrimi masiv i zbuluar më parë në Izium. Siç raporton CNN, shumica e trupave treguan shenja dhune dhe 30 kishin gjurmë torture, sipas një zyrtari./21Media

Back to top button