Publikohet “Dasma” nga Irkenci dhe Remzia

Artistët, Irkenc Hyka dhe Remzie Osmani sot kanë publikuar projektin më të ri dhe i pari bashkëpunim i tyre. Kënga titullohet “Dasma” dhe është publikuar me videoklip.
Kjo këngë mezi është pritur nga dëgjuesit e muzikës së dyshes.
Teksti i këngës është shkruar nga Irkenc Hyka dhe Aida Baraku, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Valon Aziri.

Derisa, ky projekt shënon bashkëpunimin e parë të dyshes, Irkenci afër dy muaj më parë ka publikuar një tjetër bashkëpunim, atë me Stiv Boka “Xhane”, e cila është klikuar mbi një milion herë në Youtube.
Ndërsa, Remzia ka publikuar projektin “Ditari” në bashkëpunim me vëllain e saj, Nexhatin, që është pëlqyr shumë, e cila ka arritur mbi 4 milionë e gjysmë shikime në Youtube./21Media

Back to top button