Publikohet imazhi i parë i “Sheherzades” me vajzën

Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç këtë muaj janë bërë prindër për herën e tretë. Familja e aktorëve të njohur është bekuar me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Leyla.
Dyshja e njohur mbrëmë gjatë një shëtitje me fëmijët dhanë një intervistë për gazetarët.
Bergüzar duke u shprehur se gjithmonë donte të kishte një vajzë tha: “Faleminderit Zotit, Zoti ua plotësoft dëshirat e zemrës. Ndodhi, ishte një surprizë. Leyla erdhi në një moment që nuk e prisnim.” tha ajo ndër tjera.
Në rrjetin social aktorja ditë më parë publikoi edhe imazhin e parë me vajzën, por që nuk e zbuloi fytyren e vogëlushes.


Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç, të cilët u martuan në 2009, janë prindër të dy djemve./21Media

Back to top button