Rizvanolli në Berlin, kërkon përkrahje financiare për Kosovën

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Energjisë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, me ftesë të Zëvendës Kancelarit Gjerman dhe Ministrit për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik, Robert Habeck.
Gjatë takimit, siç informoi ME, Rizvanolli ka ngritur çështjet e nevojat kritike për Republikën e Kosovës për t’u përballur me krizën energjetike evropiane.
“Për të minimizuar ndikimin e krizës evropiane tek qytetarët e Republikës së Kosovës, Ministrja Rizvanolli ka ri-theksuar nevojën për fonde domethënëse nga Gjermania e Bashkimi Evropian, si dhe ka kërkuar mbështetje e kontribut direkt në zgjerim të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin e banimit, ngrohje qendrore, si dhe kapacitete të reja gjeneruese të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.”, është bërë  e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button