Publikohet traileri i filmit “Hidden Strike”

Filmi aksion “Hidden Strike”, ku me rolet kryesore paraqiten aktorët e mirënjohur Jackie Chan e John Cena, ka pasur të dhëna se është realizuar në vitin në vitin 2018. Më në fund u lansua traileri i tij. Fillimisht ai u pagëzua Snafu, por më pas iu ndërrua titulli.

Lansimi i filmit “Hidden Strike” nuk është bërë siç është thënë për shkak të një radhe çështjesh.

Arsyeja e parë ishte pandemia e COVID-19. Në veçanti në Kinë, kur kinematë filluan tël rihapeshin pas pandemisë, pati kërkesa për filma bllokbasterë në gjuhën zyrtare, si: Hi, Mom, The Battle at Lake Changjin e Moon Man.

Veç ndryshimeve në këtë treg, gjatë një vizite në Kinë për prezantimin e F9 në vitin 2021, Sina aksidentalisht potencoi Tajvanin si vend i pavarur nga Kina, gjë që kotribuoi në vonimin e lansimit të mëtejmë të filmit “Hidden Strike” atje.

Megjithatë, pas të gjitha këtyre, traileri i tij u lansua, dhe ai ofron skena nga Chan e Cena. Ata luajnë rolet e ish ushtarëve të forcave speciale në një mision, të cilët përcjellin civilë në një prej rrugëve më të rrezikshme në botë, që quhet “Highway of Death”, e cila rrugë kalon nëpër Bagdat.

Regjinë e filmit “Hidden Strike” e ka bërë Scott Waugh. Ai në një deklaratë ka treguar se ky film do të lansohet së shpejti, megjithatë nuk ka bërë të ditur datën se kur./21Media

Back to top button