Pula: Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë brenda këtij viti

Njohësi i integrimeve evropiane, Shqiprim Pula, sonte në RTV21 u shpreh se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë brenda këtij viti.
“Në samitin e radhës të Unionit Evropian, që pritet të mbahet diku më 20-21 tetor, nëse do futet si pikë e rendit të ditës rishqyrtimi i heqjes së regjimit të vizave dhe nëse do kemi një mrekulli të një vendimmarrje pozitive, atëherë ky proces e do kohën e vet te shtetet anëtare, që mund të jetë potencialisht viti i ardhshëm kalendarik. Nëse nuk ndodh në tetor, atëherë është samiti i radhës dhe i fundit për këtë vit kalendarik, më 15-16 dhjetor, të këtij viti.”, tha ai, dhe shtoi se duhet t’i presim këto dy data, ose këta dy muaj, që potencialisht të merren me këtë temë dhe të ketë vendimmarrje pozitive përsa i takon Kosovës./21Media

Back to top button