”Puna me shpirt dhe guxim është sukses i garantuar”

Pacolli inkurajon studentët

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot mbajti ligjëratë me studentët e Universitetit të Prishtinës, i cili shpalosi qëllimin, vizionin, sfidat, suksesin dhe karrierën e tij.

Pacolli duke treguar se e nisi karrierën e tij si një mësues pa dëshirën e tij në Marec për shkak të mungesës së  perspektivës në atë fshat të lindjes, si mësues punoi për një periudhë mjaft të shkurtër edhe pse ishte rekomandim i babit të tij që ta vazhdoj këtë profesion mbasi kishte mbaruar mësimet e shkollës normale.

Pacolli foli për sakrificat e tij gjatë studimeve për në fushën e Shkencave Ekonomike në Prishtinë dhe Gjermani. Ai tregoi se si i mori hapat e parë në punën e tij si ndihmës -menaxher nëpër industritë e Kosovës duke vazhduar pastaj edhe jashtë vendit.

Duke u rrëfyer para studentëve, Pacolli tregoi se themelimi i kompanisë së tij “Mabetex”, kishte ardhur në një kohë kur ai ishte papunë si 32 vjeçar dhe se që nga themelimi i tij, suksesi nuk i ka munguar.

Duke folur për vizionin e tij,  ai inkurajoi studentët që ta heqin frikën dhe të zhvillojnë idetë për realizim. Sipas tij, implementimi i një projekti ideshë  realizohet me fuqinë shpirtërore dhe guxim Ai u rekomandoi studentëve se duhet të kenë sens të dashurisë ndaj të tjerëve, pa qenë të vetmuar asnjë herë dhe në bashkëpunim dhe me imagjinatë për realizimin e projekteve.

Pacolli për zhvillimin ekonomik tha se shteti duhet t’i trajtoj investitorët e huaj dhe duke krijuar politika të favorshme për biznese. Ai tha se sfidë për të ka qenë integrimi i tij si biznesmenë nga Mareci në Evropë, por se dëshira e tij i mundi të gjitha sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

Back to top button