Pal Lekaj: Demarkacioni të rrëzohet, mjaft me teori relative

”I dobëti sjellë vetëm dobësim – kryeministri i sotëm është duke e jetuar të fundit iluzion se po qeverisë mirë, e nga kjo ëndërr shpejt do ta nxjerrë vota e popullit, aty do të marrë gjithë përgjigjen”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar të mërkurën se demarkacioni duhet të marrë zgjidhje me vendime të guximshme dhe jo me teori relative. Ai në një postim në Facebook shkruan se arroganca e kryeministrit Isa Mustafa për t’i shtyrë përpara me zor disa tema të dëmshme (siç është demarkacioni) po na çon në fundamentalizëm politik.

”Demarkacioni duhet të merr zgjidhje me vendime të guximshme jo më teori relative. Arroganca e kryeministrit për t’i shtyrë përpara me zor disa tema të dëmshme (siç është demarkacioni) po na çon në fundamentalizëm politik! Në fillim ky koalicion e kryeministri i tij i quante çështjet të thjeshta numrash (votimin ose jo të tyre) e ndërsa tani i janë bërë krizë politike që s’po arrin t’i menaxhojë” ka shkruar Lekaj.

Sipas tij, kriza mund të zgjedhet përmes vendimeve të guximshme, andaj duhet të ndodhë.

”Zgjidhja e krizës është e mundshme, por ajo ka kosto të lartë për kryeministrin. E derisa kryeministri nuk është i gatshëm ta “paguaj” koston e dështimit të vet, të gjithë këtë do ta “paguaj” vendi! I dobëti sjellë vetëm dobësim – kryeministri i sotëm është duke e jetuar të fundit iluzion se po qeverisë mirë, e nga kjo ëndërr shpejt do ta nxjerrë vota e popullit, aty do të marrë gjithë përgjigjen. Edhe idetë e fundit të dhëna për amendim të mundshëm të marrëveshjes së demarkacionit janë thjeshtë ide për të blerë kohë por nuk japin zgjidhje për ketë temë. Kjo çështje kërkon zgjidhje të vërtetë përmes vendimeve të guximshme, por që nuk i përshtaten e nuk i bien tamam garniturës së sotme qeverisëse. Prandaj duhet të ndodhë ndryshimi. E ai do të ndodhë, s’ka rrugë tjetër.”, ka shruar më tutje Lekaj.

Back to top button