“Punëdhënësit të zbatojnë vendimin e Qeverisë edhe për nënat vetushqyese”

Do të denoncohet secilin punëdhënës që e shkelë vendimin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot deklaroi se punëdhënësit duhet të zbatojnë vendimin e Qeverisë edhe për nënat vetushqyese.

Haxhiu theksoi se pika e parë e vendimit të Qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve.

“Në rastet e nënave vetushqyese ky Vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mospërmendjes shprehimisht në Vendim. Nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme. Abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet! Qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të lirohet nëna!”, shkroi Haxhiu në facebook.

Ajo theksoi se do ta denoncojnë secilin punëdhënës që e shkelë vendimin.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19. Përveç, pezullimit të linjave ajrore dhe tokësore, Qeveria ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit deri më 27 mars 2020, si dhe masa të tjera./21Media

Back to top button