Pezullohen fluturimet nga Gjermania, Franca, Zvicra e Italia drejt Kosovës

Vendimi mund të plotësohet dhe ndryshohet

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, dje ka marrë vendim për pezullim të përkohshëm të të gjitha linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor (ardhjet) nga këto shtete: Italia, Gjermania, Zvicra dhe Franca.

Ky vendim është nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë dhe pas rekomandimit nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa do të hyjë në fuqi nga sot në ora 15:00. Ndërsa ky vendim vlenë deri në një njoftim/ vendim të rradhës nga Ministria.

Vendimi mund të plotësohet dhe ndryshohet, varësisht nga rekomandimet e mëtutjeshme të IKSH-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministri Abdixhiku shprehu keqardhje dhe kërkoi mirëkuptim për masat preventive që janë duke u marrë dhe mund të kenë ndikim në jetën e qytetarëve.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19. Përveç, pezullimit të linjave ajrore dhe tokësore, Qeveria ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit deri më 27 mars 2020, si dhe masa të tjera./21Media

Back to top button