Punëtorët e Ferronikelit nisen drejt objektit të Qeverisë

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit do të protestojnë edhe sot.
Punëtorët ia kanë mësyrë ndërtesës së Qeverisë.
Një numër i madh i punëtorëve kanë marshuar nga Katedralja, në drejtim të rrugës “Tre sheshirat”, e për të vazhduar më pas nëpër sheshin i cili të shpien për të objekti i Qeverisë.
“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NeëCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike. Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.

Back to top button