Punëtorët e shtetit nga nesër s’mund punojnë pa vaksinim apo test

Kryetari i komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se punëtorët e shtetit nuk do të mund të hyjnë në vendet e punës pa konfimim të vaksinimit, test PCR apo test rapid.
Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur se vendimi i nxjerr përfshin që gjithë punëtorët e shtetit, duke filluar nga shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj.
”Në takimin e mbajtjes nga Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Haziri ka bërë të ditur 49131 gjilanas janë vaksinuar, derisa sërish u ka bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen”, është bërë e ditur në komunikatën e komunës.
Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26111 mostra, 9331 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8160 janë shëruar, 174 persona e kanë humbur betejën, 998 raste janë aktive, 49131 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 111 pacientë, ndërkaq 146 mostra janë në pritje për rezultat./21Media

Back to top button