Kaloni te përmbajtja kryesore

Punëtorët e Telekomit kundërshtojnë vazhdimin e kontratës me Z-Mobile

“Çdo tentim i vazhdimit të një kontrate të tillë do të ketë pasoja për Telekomin”

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë 24-orëshe për të kundërshtuar vazhdimin eventual të kontratës me kompaninë e telekomunikimit Z-Mobile.

Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se vazhdimi i kësaj kontrate do ta dërgonte në humnerë Telekomin.

“Dihet për dëmet që kjo kompani ia ka shkaktuar Telekomit të Kosovës. Për ne, çdo tentim i vazhdimit të një kontrate të tillë do të ketë pasoja për Telekomin”, tha Balaj.

Kompania publike, Telekomi i Kosovës është futur në krizë të thellë financiare tani e sa kohë për shkak të borxheve të shumta të akumuluara.

Një nga borxhet e Telekomit të Kosovës kap vlerën e më shumë se 25 milionë eurove, që e ka ndaj kompanisë Z-Mobile.

Ky borxh ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.

Kjo kontratë është nënshkruar para dhjetë vjetësh, raporton REL.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button