Punëtorët grekë në grevë, “paralizohet” vendi
Në shenjë proteste kundër masave të reja të kursimit
Greva e punëtorëve në Greqi, kundër masave të reja të kursimit, ka paralizuar sot vendin dhe ka çrregulluar funksionimin e shërbimeve publike dhe private.
Sindikatat e punëtorëve bënë thirrje për grekë, për shkak të masave të reja të kursimit të cilat planifikon ti miratoi Qeveria në Athinë, për të siguruar zhbllokimin e pakos së radhës së ndihmave.
Qeveria e majtë në Greqi është pajtuar që të zbatoi reformat e reja, në kuadër të marrëveshjes me kreditorët ndërkombëtarë, shkruan rtv21.tv
Transporti publik është ndërprerë, ndërsa spitalet po pranojnë vetëm rastet e rënda. Për katër orë grevës sot ju bashkuan edhe punëtorët e shërbimit për kontrollin e fluturimeve, gjë që detyroi autoritetet që të anulojnë apo të shtyjnë mbi 150 fluturime.
Edhe punëtorët në portet greke ju bashkuan grevës katër-ditore, prandaj anijet të cilat lundrojnë drejtë ishujve, nuk do të qarkullojnë deri të premten në mbrëmje.
Deputetet grekë filluan të martën debatin katër-ditor për pakon e re të kursimeve buxhetore, me të cilën do të thelloheshin masat e kursimit. Masat e reja të kursimit, për të cilat është arritur marrëveshja mes qeverisë greke dhe kreditorëve ndërkombëtarë, përfshin uljen e mëtutjeshme të pensioneve deri në vitin 2019 dhe tatime më të larta në të ardhura deri në vitin 2020.
Ndërkohë, në Athinë policia përdori gazin lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit, të cilët u tubuan për të shprehur pakënaqësinë e tyre me masat e kursimit.
Dhjetëra protestues hodhën gurë në drejtim të policëve para ndërtesës së Parlamentit, pas marshit në të cilin morën pjesë mbi 10 mijë persona dhe i cili ishte paqësor./21Media