Punëtori i KEDS-it vdiq pasi u godit nga vetura

Sot ka vdekur një punëtor i KEDS-it pasi ishte goditur nga një veturë në Podujevë, derisa ishte gjatë kryerjes së detyrës.
Kështu ka njoftuar KEDS Energy përmes një postimi në Facebook.
KEDS ka ftuar organet e rendit dhe drejtësisë të merren me këtë rast.
“I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre për këtë aksident”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./21Media

Back to top button