Punëtorin e KEDS-it e goditi për vdekje një i mitur

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për aksidentin e trafikut me fatalitet në fshatin Shajkovc të Podujevës.
Policia ka njoftuar se shoferi që me veturë goditi për vdekje një këmbësor të dielën, ishte i mitur.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button