Punonte ndërtimtari, gjendet i vdekur në afërsi të një objekti

Në afërsi të një objekti në Prizren të premten është gjetur pa shenja jete një person.
Policia raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Sipas familjarëve viktima kishte qenë punëtor ndërtimi në një kompani.
Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?