Rrahen me njëri-tjetrin taksistët në Fushë Kosovë

Policia ka arrestuar dy taksistë mbrëmë në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit ishin rrahur mes veti.

Dy të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e tyre që punojnë Taxi e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button