Pupovci: Kemi takime të rregullta me SBASHK-un, arsye për grevë nuk ka

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në emisionin “Argument Plus” të RTV21, ka thënë se kanë takime të rregullta me SBASHK-un dhe se nuk ka arsye për grevë.
Pupovci tutje ka thënë se i mirëkuptojnë kërkesa me mësimdhënsëve, duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve.
“Mirëpo, nga ana tjetër duhet parë se cilat janë mundësitë e shtetit, pra kjo çështje mund të adresohet përmes ligjit të pagave dhe është fakt se ligji i pagave është vonuar, por është vonuar për shkak të kompleksitetit të përmbajtjes së tij…”, ka thënë Pupovci./21Media

Back to top button