Pushimet në Shqipëri pa qese të plastikës

Nga 1 qershori në Shqipëri do të ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook dje njoftoi se me ndalimin e qeseve të plastikës nga e mërkura do të fillojë një epokë e re për Shqipërinë që siç e ka quajtur ai patriotike.
Rama shtoi se ndalimi i përdorimit të këtyre qeseve është në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve.
Projektligji për ndalimin e qeseve plastike u dërgua në parlament para 2 vitesh duke parashikuar për herë të parë gjoba për bizneset dhe qytetarët. Ligji u dërgua me vonesë në Kuvend për t’u miratuar dhe data 1 tetor e vitit 2020 u vendos si afati i ri për të zbatimin e nismës, por që nuk u pat realizuar./21Media

Back to top button