Kaloni te përmbajtja kryesore

Pushteti thotë se dialogu ka nevojë për rifreskim, opozita thotë se pa dialog nuk ka zgjidhje të problemeve

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka përsëritur qëndrimin e unionit se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve është ligjërisht e obligueshme dhe se të dyja palët kanë për detyrë ta zbatojnë atë.

Lidhur më tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, për hezitimin e Serbisë për zbatim të marrëveshjes bazike,  Stano tha se nuk ka çfarë të shtojë më shumë sesa deklaratat e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Nuk do të përsëris atë që ka thënë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së por mund të ritheksoj vetëm atë që është shënuar në një numër të qëndrimeve, vërejtjeve, komenteve të BE-së, përfshirë edhe vendet anëtare dhe është shënuar edhe në konkluzat e Këshillit të BE-së se edhe Kosova edhe Serbia kanë për detyrë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit. Nëse nuk e bëjnë, nuk do të kenë mundësi që të ecin në rrugën e BE-së. Është shumë e qartë dhe për ne është një dokument përfundimtar dhe obligues sipas ligjit ndërkombëtar për të dyja edhe Kosovën edhe Serbinë… ajo që është e nevojshme tani është zbatimi sepse nëse nuk ka zbatim atëherë nuk do të ketë përparim në procesin e anëtarësimit”, tha Stano.

Në kohën kur BE-ja u bën thirrje palëve për zbatim të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, kryeparlamentari Konjufca një ditë më parë e shpalli të vdekur procesin e dialogut.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha thotë se dialogu aktualisht është në një qorrsokak dhe se ka nevojë për një rifreskim.

‘Nuk mund ta quajmë të vdekur por në një qorrsokak.  fajtori kryesor është ndërmjetësit dhe Serbia me moszbatim të marrëveshje. Prandaj gjithë kjo kohe ka pegunauar me sulm terrorist ne banjSke dhe mos njohja e marrëveshjes bazë dhe mos ndëshkimi shtron pyetjen se po dislokojmë”, tha Batusha për rtv21.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ndërkaq thotë se pa dialog nuk ka zgjidhej të problemeve me Serbinë.

“Pushteti e kanë përgjegjësinë për dialog dhe ne si opozitë cdo herë jemi përkahhr dialogun por që mos Të ketë kompromise të dhimbshme mos të preket territori por deri tani s’kemi pa seriozitet te qasjes së qeverisë në dialog sepse ne tavolinë kemi një shtete që nuk ia don të mirën Kosovës prandaj deklarata e Konjufcës e ata ken ifno të bollmshme dhe ka dhëne dek te tille por mund ti themi lirisht se pa dialog nuk zgjidhen problemet. Në këtë faqe dialogu është në qorrsokak dhe nuk shoh ndonjë zgjidhje apo dalje nga kjo situate. Fajtore se pasi është Serbia  por edhe qasja e qeverise pa seriozitet”, tha Lekaj.

Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në mars të atij viti për aneksin e zbatimit të saj./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button