Putin akuzon NATO-n se ka injoruar shqetësimet e Rusisë

Vladimir Putin ka thënë se SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kishin injoruar shqetësimet kryesore të sigurisë së Rusisë. Por, përmes një telefonate me Emmanuel Macron ai premtoi se do të vazhdonte bisedimet me perëndimin në mes të tensioneve të ndezura për një luftë të mundshme në Ukrainë.

Në komentet e tij të para publike mbi përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s ndaj propozimeve ruse për të rishkruar arkitekturën e sigurisë pas luftës së ftohtë, Putin ka thënë se shqetësimet e Moskës për zgjerimin e NATO-s dhe vendosjen e armëve goditëse pranë kufijve të saj nuk ishin marrë parasysh.

Ndërsa Macron i ka thënë Putinit se Rusia duhej të respektonte sovranitetin e shteteve. Putin pranoi se do të vazhdonte bisedimet, kështu që kishte një ndjenjë se “gjërat kanë lëvizur”, tha një zyrtar i presidencës franceze, shkruan The Guardian.

Nga ana tjetër SHBA ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën për Rusinë për të shpjeguar operacionet e saj ushtarake.

Manovrat diplomatike erdhën pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, sugjeroi se Shtëpia e Bardhë ishte në panik për një sulm të afërt rus.

Më shumë se 100,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufirin me Ukrainën, duke bërë që presidenti amerikan, Joe Biden, t’i thoshte Zelenskiy të enjten se ekzistonte “një mundësi e veçantë që rusët të mund të pushtonin Ukrainën në shkurt”./21Media

Back to top button