Putin akuzon Perëndimin se po dëmton interesat e veta me sanksione

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për dëmtimin e interesave të veta kombëtare dhe “provokimin e një krize globale” duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Duke vënë në dukje një rritje të mprehtë të inflacionit, ai ka thënë në një mbledhje të qeverisë për çështjet ekonomike se “çmimet e mallrave janë rritur me më shumë se 11% në eurozonë”.

Në fjalët e tij, të cilat janë transmetuar në kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24, ai ka paralajmëruar: vazhdimi i obsesionit me sanksionet… do të çojë në mënyrë të pashmangshme në pasojat më komplekse, gati të pakthyeshme për Bashkimin Evropian.

Putin ka thënë gjithashtu se “elitat e vendeve perëndimore” janë fajtore për shkaktimin e efekteve të dëmshme për vendet më të varfra, duke sugjeruar se ata “janë të gatshëm të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës në mënyrë që të ruajnë dominimin e tyre global”, shkruan BBC./21Media

Back to top button