Putin bën thirrje për armëpushim tre-ditor me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje për armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë, njofton BBC.
Kremlini ka njoftuar se armëpushimi do të zgjasë nga mëngjesi i 8 majit deri më 11 maj.
Në një deklaratë thuhet se Putin e ka shpallur armëpushimin “bazuar në konsiderata humanitare” për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ukraina ende nuk ka reaguar. Një përkthim i deklaratës thotë se “Rusia beson se pala ukrainase duhet ta ndjekë këtë shembull”.
“Në rast shkeljesh të armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive. Pala ruse edhe një herë shpall gatishmërinë e saj për bisedime pa parakushte, me synim eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase, dhe për bashkëpunim konstruktiv me partnerët ndërkombëtar”.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?