Putin do t’i realizojë qëllimet e tij përmes negociatave ose luftës
Më herët u raportua se presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, kishin folur me telefon për gati dy orë.
Elysée tha se Macron i kishte kërkuar Putinit që t’i jepte fund sulmit rus dhe të garantonte sigurinë e vendeve bërthamore të Ukrainës pasi granatimet shkaktuan një zjarr në vendin e uzinës bërthamore të Zaporizhzhia.
Putini i tha Macronit se Rusia nuk kërkon të sulmojë centralet bërthamore.
Mësohet se Putin i tha gjithashtu Macronit se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj përmes “negocimit ose luftës”.
Ai i tha Macronit se kishte qenë një “provokim” i organizuar nga “radikalët ukrainas”. Ukraina ka fajësuar bombardimet nga forcat ruse.
Kremlini tha se personeli rus dhe ukrainas po ruanin bashkërisht vendin.
Putin tha gjithashtu se përpjekjet e së shtunës për të evakuuar civilët nga qytetet jugore të Mariupol dhe Volnovakha kishin dështuar sepse “nacionalistët ukrainas” refuzuan t’i linin njerëzit të largoheshin dhe përdorën armëpushimet e përkohshme vetëm për të përforcuar dhe forcuar veten.
Ukraina tha se bombardimet ruse kishin vazhduar gjatë armëpushimeve të shtunën dhe të dielën.
Më herët gjatë ditës së sotme, Kryqi i Kuq tha se të dy palët nuk kishin arritur të bien dakord për detajet se si do të funksiononin evakuimet./21Media