Putin i shkruan Trump: Rusia e gatshme për dialog me SHBA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar një letër homologut të tij amerikan Donald Trump, në të cilën shpreh gatishmërinë e Moskës për të dialoguar me Uashingtonin për tema të shumta

“Marrëdhëniet ruse-amerikane janë një faktor kyç në sigurimin e stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në letrën e presidentit Putin.

Takimi i dy udhëheqësve, i planifikuar për 1 dhjetor në Buenos Aires, në margjinat e samitit G-20, ishte anuluar nga ana e presidentit Trump, duke thënë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët, pasi Rusia kishte kapur tri anije të Ukrainës disa ditë më parë.

Kremlini ka përsëritur vazhdimisht se është i hapur për dialog, kujton Associated Press.

Letra për Trump është një nga dhjetëra të ngjashme që Putini u dërgoi udhëheqësve të vendeve me rastin e Vitit të Ri dhe Krishtlindjes.

Back to top button