Putin kalon përmes urës që lidh Krimenë me territorin rus

Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar urën që lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia me territorin rus, disa javë pasi u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim vdekjeprurës, sipas raporteve të mediave ruse.

Fotot e transmetuara në televizionin shtetëror rus treguan presidentin Putin duke drejtuar një automjet përtej urës së Kerçit pas një sulmi që vrau tre persona në tetor.

Moska fajësoi Ukrainën për shpërthimin në urë një simbol i aneksimit të Krimesë nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014. Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button