Shasha: Dialogu, kushtëzim joformal për liberalizimin e vizave

(Lajm i përditësuar)
A është dialogu përcaktues për liberalizimin e vizave për Kosovën? Shasha thotë se është “kushtëzim joformal”.
“Zyrtarisht nuk është..por s’gjeni asnjë dokument që thotë se dialogu është i lidhur me liberalizimin e vizave. Ekziston një lidhje jo e drejtpërdrejtë mes dialogut dhe liberalizimit të vizave. Neve këtë lidhje më praktike të mundshme, e pamë para dy javësh në krizën me dështimin e arritjes së marrëveshjes për targa, rrjedhimisht me heqjen e liberalizimit të vizave nga agjenda e diskutimit të ambasadorëve të BE-së. Nuk është një kushtëzim formal, por joformal”, tha Shasha.
Përmes një retorike fyese, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Tiranës, por pas takimit me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Vuçiq e konfirmoi pjesëmarrjen.
Demush Shasha tha se “me këtë, Vuçiq ua komunikoi partnerëve ndërkombëtarë që Serbia është faktor stabiliteti a destabiliteti në rajon”.
“Në vazhdën e eskalimit të presidentit Vuçiq sikurse ka bërë me tërheqjen e listës serbe nga institucionet, pastaj zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.. pra, janë këto përpjekjet e Vuçiqit.. e para t’ua komunikojë partnerëve ndërkombëtarë që është Serbia ajo që e cila është vend më i madh në rajon dhe pa të cilin s’mund të ketë stabilitet”, tha Vuçiq.
Samiti i Tiranës, Demush Shasha: Dialogu Kosovë-Serbi mbetet elementi kyç për stabilitet në rajon
Shasha për “21Drejtpërdrejt” të RTV21 u shpreh se nesër(6 dhjetor) në Samitin e Tiranës “presim 4 mesazhe”.
“Është hera e parë që takimi mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe kjo reflekton edhe rëndësinë strategjike që rajoni ka për BE-në”, tha Shasha.
Shasha më tej tha se “do të zhvillohet një diskutim i rëndësishëm i përafrimit të politikës së jashtme të vendeve të rajonit me BE-në”./21Media