Putin: Kot e keni, nuk mund të ndalni Rusinë!

Presidenti i Rusisë porosit Perëndimin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit që pati me udhëheqësit e agjencive ndërkombëtare të informimit, deklaroi se përpjekjet për të frenuar vendin e tij janë barazi me zero.

Ai me këtë rast tha se disa partnerë të Moskës, në një grup të shteteve, kanë filluar të bëjnë përpjekje për të frenuar dëshirën legjitime të Rusisë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, duke ndërmarrë aksione që janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe shtoi se këto përpjekje nuk kanë efekt dhe janë barazi me zero, shkruan rtv21.tv

Gjatë takimit të Forumit Ndërkombëtar të Ekonomisë, që po zhvillohet në Shën Petersburg, Putin tha se thelbi i rusofobisë në botë qëndron në përpjekjet e saj që të krijoj një botë multi-polare, e cila po ju pengon atyre, të cilët e kanë monopolin.

Presidenti rus shprehu bindjen se ky disponim nuk do të ketë jetëgjatësi, ngase sipas tij është kontraproduktiv./21Media

 

Back to top button