“Putin në dasmën e ministres austriake, Austria pro ndarjes së Kosovës!”

I ftuar në emisionin “Argument Plus”, ishte kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Duke biseduar rreth agjendave anti-kosovare dhe lobimit kundër Kosovës, kryeministri Haradinaj përmendi edhe rastin e presidentit rus Vladimir Putin, i cili ishte mysafir në dasmën e ministrës së jashtme austriake.

“Presidenti Putin mori pjesë në dasmën e ministrës së jashtme të Austrisë…Pastaj kush është për ndarje të Kosovës? Kancelarja e Austrisë!”, deklaroi Haradinaj, shkruan rtv21.tv.

Ai shtoi se në dasmën e ministres së jashtme austriake nuk shkoi as presidenti Donald Trump, e as kancelarja Angela Merkel, mirëpo presidenti Putin.

Sipas kryeministrit, nëse ne nuk dimë t’i lexojmë këto situata, vërtet nuk e meritojmë as shtetin./21Media

Back to top button