Aktakuzë ndaj 2 të dyshuarve për aksidentin ku humbën jetën 3 të rinj që shikonin garën me vetura

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe I.H., për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku mbetën të vdekur tre të rinj, që ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit, ata akuzohen për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktualisht të akuzuarit gjenden në paraburgim.

Back to top button