Putin paralajmëron se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të ishte ‘gabim’

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar homologun e tij finlandez se anëtarësimi në NATO dhe braktisja e statusit neutral të Finlandës do të ishte një “gabim”.
Ai i ka thënë Sauli Niinistö-s se nuk kishte asnjë kërcënim për sigurinë e Finlandës.
Shkëmbimi ka ardhur gjatë një telefonate të bërë nga presidenti finlandez, përpara një kërkese zyrtar,  të cilën Finlanda pritet ta shpallë shumë shpejt.
Suedia gjithashtu ka treguar synimin e saj për t’u bashkuar me aleancën perëndimore.
Finlanda ndan një kufi prej 1,300 km (810 milje) me Rusinë. Deri më tani, ajo ka qëndruar jashtë NATO-s për të shmangur antagonizimin e fqinjit të saj lindor, shkruan BBC.
Putin nuk ka bërë kërcënim specifik për hakmarrje lidhur me lëvizjen e Finlandës, por ministria e jashtme ruse ka treguar se do të ketë hakmarrje./21Media

Back to top button