Marrëveshja 236.7 milionë dollarëshe me MCC-në, Kurti: Vlerat e përbashkëta ndërtojnë marrëdhënien tonë

Kryeministri Albin Kurti sonte ka komentuar marrëveshjen 236.7 milionë dollarëshe të arritur ndërmjet Kosovës dhe Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit (MCC).
Kurti në Twitter ka shkruar se marrëveshja është dizajnuar për të ndihmuar Kosovën drejt tranzicionit të saj energjetik dhe transformimit socio-ekonomik.
“Vlerat e përbashkëta ndërtojnë marrëdhënien tonë. Vlerat dhe qëllimet e përbashkëta, forcojnë ato.”, ka shkruar Kurti, me ç’rast ka vendosur flamurin e Kosovës dhe ShBA-së.


Ndryshe, Korporata Sfida e Mijëvjeçarit (MCC) të premten ka informuar se ka nënshkruar një marrëveshje me Kosovën, në vlerë të 236.7 milionë dollarëve. Siç ka bërë të ditur MCC, marrëveshja është arritur për ta forcuar sektorin e energjisë në Kosovë./21Media

Back to top button