Putin: Po kandidoj sërish për president të Rusisë

Vladimir Putin konfirmoi sot se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Rusi vitin e ardhshëm.

Për kandidaturën e Putinit për rizgjedhje u spekulua në muajt e mëparshëm, kujton “Moscow Times” dhe shton se ndryshimet kushtetuese në vitin 2020 anuluan numrin e mandateve të njëpasnjëshme, gjë që e lejon atë të kandidojë sërish.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zgjasin tre ditë, nga 15 deri më 17 mars 2024, vendosi më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Federatës Ruse.

Putin ka qenë në pushtet që nga viti 2000.

Back to top button