Putin: Do të reagojmë në mënyrë adekuate ndaj NATO-s

Presidenti i Rusisë porosit aleancën

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se Rusia do të jep një përgjigje adekuate ndaj veprimeve të NATO-s, me qëllim që të ruaj baraspeshën strategjike.

Sipas tij, për Rusinë ekzistojnë dy kërcënime, e që janë vendosja e sistemeve anti-raketore afër kufijve rusë në Evropën Lindore, ndërsa kërcënimi i dytë janë hedhësit anti-raketor, të cilët për disa orë mund të shndërrohen në baza mobile për shkrepjen e raketave goditëse, shkruan rtv21.tv

Ai këtë e tha në pjesën e dytë të intervistës dhënë regjisorit Olliver Stoun. Putin tha se ky është një gabim i madh strategjik i partnerëve të Rusisë, duke qartësuar se Rusia do të jep një përgjigje adekuate ndaj këtyre veprimeve të NATO-s, ngase sipas tij, baraspesha është tejet e rëndësishme për vendin e tij dhe shtoi se Moska nuk do të lejoi prishjen e baraspeshës strategjike.

Duke folur për procesin e zgjerimit të aleancës, Putin tha se në vend të këtij zgjerimi mund të arrihen marrëveshje për siguri dhe ndihmë të ndërsjellë, nëse shtetet kanë ndjenjën se janë të rrezikuara.

Presidenti rus tha se pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe vendimit të Iranit për të hequr dorë nga programi i vet bërthamor, nuk ekziston më asnjë arsye për zgjerimin e aleancës./21Media

Back to top button