Putin u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë të bashkuar

Presidenti rus, Vladimir Putin u ka bërë një thirrje rusëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të ndërtojnë “ndjenjat e thella të patriotizmit” dhe “themelet shpirtërore” që përshkojnë historinë e Rusisë, gjatë një fjalimi që ai mbajti për të përkujtuar Ditën e Rusisë.
Dita e Rusisë, festa kombëtare e Federatës Ruse, festohet çdo vit më 12 qershor që nga viti 1992 për të përkujtuar miratimin zyrtar të Deklaratës së Sovranitetit të Federatës Ruse më 12 qershor 1990, e cila shpalli “pavarësinë” e Rusisë nga BRSS.
Në një fjalim në Kremlin, Putin bëri edhe një herë homazhe për Pjetrin e Madh , të cilin e kremtoi në një fjalim në fillim të së njëjtës javë, që shënon 350 vjetorin që nga lindja e carit rus./21Media

Back to top button