Putin urdhëroi armëpushim, por Biden është skeptik

Presidenti i SHBA- së, Joe Biden shprehu skepticizëm për armëpushimin e urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin në Ukrainë për shërbimet e Krishtlindjeve ortodokse më 6 dhe 7 janar.
“Unë hezitoj t’i përgjigjem (për) çdo gjëje që thotë Putini. Më dukej interesante. Ai ishte gati të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat në 25 dhjetor dhe Vitin e Ri”, u tha Biden gazetarëve të enjten.
“Dua të them, unë mendoj se ai po përpiqet të gjejë pak oksigjen,” shtoi ai.
Putin urdhëroi të enjten të armëpushim në Ukrainë për 36 orë duke filluar nga mesdita e 6 janarit. Sipas një deklarate nga Kremlini, pauza do t’i lejojë të krishterët ortodoksë të marrin pjesë në shërbimet e Krishtlindjeve.
Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar./21Media

Back to top button