Sveçla i thotë Peach-it se Kosova po sfidohet në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm

Ministri i Mbrojtjes Xhelal Sveçla priti në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Sveçla tha se e njoftoi Lord Peach mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sipas prioriteteve në sundimin e ligjit dhe luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit.
“Duke qenë se Republika e Kosovës është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, ritheksova përkushtimin tonë për stabilitet e paqe të qëndrueshme dhe për mirëqenie e siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.Me Mbretërinë e Bashkuar gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer andaj e falënderova Lord Peach për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për avansimin e shtetit tonë.”, shkroi Sveçla në Facebook.
Peach u prit sot edhe nga kryeministri Kurti me të cilin diskutuan për sfidat me të cilat po përballet Ballkani Perëndimor./21Media

Back to top button