Putini dhe Biden fillojnë bisedimet në samitin e Gjenevës

 
Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Ndërsa samiti filloi, të dy udhëheqësit dhanë disa vërejtje të shkurtra.
“Siç thashë edhe jashtë, mendoj se është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë”, tha presidenti Biden. Vladimir Putin tha se shpresonte që “takimi i tyre do të ishte produktiv”.
Takimi mbahet në një kohë kur raportet mes të dyja vendeve janë në pikën më të ulët që nga periudha e Luftës së Ftohtë.
Takimi i 16 qershorit mbahet vetëm disa muaj pasi presidenti amerikan tha se besonte se homologu i tij rus është një vrasës.
Putini vazhdon të fuqizojë dominimin e tij mbi sistemin politik të vendit, duke shtypur aktivistët e opozitës, siç është rasti i Aleksei Navalnyt, dhe duke kufizuar lirinë e mediave.
Biden është presidenti i katërt i SHBA-së që takohet me Putinin.
Nikoqr të këtij takimi janë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarin e shtetit të SHBA, Anthony Blinken./21Media

Back to top button