Putini fillon fjalimin

Sot është një ditë e madhe në kalendarin rus. Dita e Fitores është një festë e veçantë publike dhe sytë e botës do të jenë në Sheshin e Kuq.
Trupat, tanket dhe raketat bërthamore do të parakalojnë përpara Vladimir Putinit. Presidenti rus tani ka filluar fjalimin e tij, transmeton rtv21.tv.

Putin e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë.

Ai ka uruar veteranët për ditën e ‘fitores së madhe’. Dita e Fitores feston fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore./21Media

 

Back to top button