PZAP kërkon rinumërim të 134 vendvotime

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që t’i rinumëroj 134 vendvotime.

Kjo sipas PZAP erdhi pas ankesave të paraqitura nga deputetë të subjekteve politike.

Sipas PZAP-së, rezultati që do të ndal nga rinumërimi i 134 vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-ne për rinumërimin e 134 vendvotimeve. Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve”, njofton PZAP.

Back to top button